3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Qytetari i Kosovës paguan gjobë trafiku me kamatë 500 euro në Morinë

Moskordinimi shtetëror Kosovë-Shqipëri, pësojnë qytetarët. Kështu ka ndodhur me qytetarin e Kosovës i cili ka paguar gjobë trafiku me kamatë 500 euro në pikën kufitare në Morinë me datë 2 tetor 2024.

Një qytetar i Kosovës, gjatë vikendit ishte nisur për Shqipëri. Ai ishte ndaluar nga policët kufitar shqiptar dhe nuk ishte lejuar të kalojë kufirin me arsyetim se ka një gjobë trafiku të pa paguar. Qytetari i Kosovës, emër i njohur për redaksinë “Epoka e re”, nuk kishte pasur dijeni për këtë gjobë trafiku, sepse që nga sezoni i verës ai nuk kishte qenë më fare në Shqipëri. Pas interesimit të tij, ai kishte kuptuar se ishte gjobitur sepse ishte ra në “radar” për tejkalim shpejtësie, me datë 18 korrik 2024 por që nuk ishte njoftuar nga askush dhe që nga ajo ditë ai ishte penalizuar me pagesa ndëshkuese për mos pagesë të dënimit. Dhe pikërisht me 2 tetor qytetari N.N, ishte nisur për Tiranë dhe për të kaluar kufirin gjoba e tij nga dënimi i caktuar me ligjet shqiptare, kishte arritur vlerën e 500 eurove. Pas kësaj pagesa të cilën e kishte bërë të njëjtën ditë ai është lejuar të kaloj kufirin. Po të ishin të rregulluara raportet institucionale e shtetërore në mes Kosovës e Shqipërisë, qytetari i ndëshkuar do të ishte njoftuar përmes linjave zyrtare të komunikimit dhe dënimi do të kishte pasur mundësi të paguhej me kohë me një kosto më të lehtë.

  

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për Lojërat Mesdhetare 2030

Kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e Lojërave...

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me...

Lajmet e Fundit