7.6 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

“Hidroregjioni Jugor” në muajin shtator ka identifikuar 125 lidhje ilegale

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, gjatë muajit shtator janë identifikuar 125 lidhje ilegale në lokacione të ndryshme.

“Aksionet nga ekipet tona të inspektimit do të vazhdojnë me intensitet më të lartë edhe gjatë muajit tetor”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” që në muajin janar ka paralajmëruar se gjatë tërë vitit do të angazhohet për zvogëlimin e humbjeve të ujit, duke u bazuar edhe në rregulloren e re të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Kompania ka theksuar se ndalohet shfrytëzimi i paautorizuar i shërbimeve të ujit,  duke shtuar se ndaj shkelëve do të merren hapa, si: kthimi i humbjeve të konstatuara sipas rregulloreve, masa ligjore dhe administrative për të rikthyer humbjet, inicimi i procedurave  penale kundër shkelësve dhe shkyçje të menjëhershme.

Në të njëjtën kohë ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët t’i legalizojnë lidhjet e tyre, me qëllim të parandalimit të masave ndëshkuese.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Klasikja e femrave: Bashkimi pret Prishtinën sot në Prizren

Superliga e Femrave mbyll Xhiron e 7-të me një sfidë të madhe në Prizren, ku Bashkimi do të përballet me Prishtinën në një nga...

Incident në Prizren: Theret me thikë 14 vjeçarja, shoqërohet në polici 12 vjeçari

Një incident ka ndodhur mes dy të miturve në një shkollë fillore të Prizrenit, paraditen e sotme. Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, një vajzë...

Lajmet e Fundit