7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Suhareka, e para në Kosovë për zbatimin e Agjendës së Kontratës Sociale

Komuna e Suharekës ka shpallur një arritje të rëndësishme duke u bërë e para në Kosovë që implementon angazhimet e Agjendës së Kontratës Sociale, një projekt që mbështetet nga USAID dhe synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve lokale, përmes forcimit të transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Për këtë arsye, Komuna e Suharekës, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, do të organizojë një ceremoni për të festuar këtë arritje të rëndësishme dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale.

“Kjo është një arritje e madhe për ne dhe për qytetarët e Suharekës. Zbatimi i Agjendës së Kontratës Sociale është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe transparencës ndërmjet qytetarëve dhe komunës,” thuhet në njoftimin e komunës.

Ceremonia do të përfshijë ushqim, pije dhe një program artistik, duke u ofruar mundësinë qytetarëve që të festojnë së bashku arritjet e përbashkëta./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit