28.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Komuna e Prizrenit, MKRS e CHwB Kosova angazhohen për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënës Terezë

Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) bashkërisht do të angazhohen për funksionalizimin e Muzeut të Nënës Terezë në Prizren.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se nënkryetari Kujtim Gashi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me përfaqësuesit e MKRS-së dhe CHwB Kosova, “me qëllim të vendosjes së një strukture për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënë Terezës, duke siguruar funksionimin e suksesshëm si një qendër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Prizren”.

Ndërsa ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ky muze do të funksionalizohet dhe se do të hapet për vizitorë.

“Përveç ekspozitës së përhershme, muzeu do të ketë program artistik vjetor e aktivitete edukuese për fëmijë, duke u shndërruar në një hapësirë kulturore shtesë për qytetin”, ka bërë të ditur Çeku, duke konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes me Komunën e Prizrenit dhe CHwB Kosovën.

Një muaj më parë Telegrafi ka raportuar se Muzeu i Nënës Terezë në Prizren vazhdon që t’i ketë dyert e mbyllura për publikun, ani pse dy vjet më parë, me pjesëmarrjen e autoriteteve shtetërore, në të qe hapur ekspozita dedikuar jetës së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut.

Pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij muzeu.

Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se mund të gjenden modalitete për funksionalizimin e tij, në mënyrë që edhe në Prizren të promovohen vlerat që i ka bërë Nëna Terezë. Sipas tij qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren është hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit