Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore,” qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ndriçuar hapësirat e saj me ngjyrë portokalli, në solidaritet me të gjitha gratë dhe vajzat viktima të dhunës. Me këtë akt simbolik dhe thirrje për ndërgjegjësim, Vetëvendosje rithekson angazhimin e saj kundër dhunës gjinore dhe dhunës në përgjithësi, përcjell PrizrenPress.
Postimi i plotë:
“16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Sot në hapje të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në shenjë solidariteti me gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës si dhe me thirrjen për rritjen e ndërgjegjsimit kundër dhunës me bazë gjinore, kemi ndriçuar hapsirat e zyreve tona me ngjyrë portokalli. Në këtë ditë dhe secilen ditë tjetër ne ritheksojmë angazhimin tonë kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave në veçanti.
Qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në adresimin e dhunës me bazë gjinore, duke filluar nga parandalimi i dhunës, trajtimi i saj dhe rintegrimi i viktimave dhe kryersve të dhunës. Por, kjo është e pamjaftueshme dhe duhet që të gjitha institucionet të angazhohen në këtë drejtim.
Qeverisja lokale ka një sërë obligime ligjore që lidhen kryesisht me menaxhimin ndërinstitucional ndaj dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave e që përcaktohen qartë me Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Fmilje. Shumë shpesh këto përgjegjësi nga Komuna neglizhohen dhe për pasoj viktimat e dhunës nuk e marrinin trajtimin e duhur. Andaj, ne sot bëjmë thirrje për fuqizim të Mekanizmit Koordinues (Komunal) Kundër Dhunës në Familje në mënyrë që përgjigjja ndaj dhunës të jetë sistematike dhe serioze në raport me trajtimin e rasteve të dhunës.
Dhuna ndaj grave është manifestim i raporteve të pabarabarta mes grave dhe burrave, dhuna ka bazë të gjerë në strukturën shoqërore dhe angazhimi i të gjithëve është shumë i rëndësishëm. Ne besojmë dhe angazhohemi për një shoqëri të drejtë dhe ku barazia gjinore është realitet. Dhuna në secilën form të saj është pengesa kryesore për përparim shoqërorë, prandaj angazhimi ynë për ndërgjegjësim shoqërorë kundër dhunës do te jetë i vazhdueshëm.
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit