11.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Totaj uron qytetarët për 28 Nëntorin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin.

Sipas tij, kjo datë historik nuk është një përvjetor i thjeshtë, por një festë e rëndësishme që i bashkon të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë e punojnë nëpër botë.

“28 Nëntori është kremtimi i të qenit shqiptar, pas shumë shekujsh luftë e sakrifice. Sot, ne gëzojmë dhe jetojmë në një shoqëri të pavarur dhe demokratike. Kjo ditë na kujton betejat e mëdha të paraardhësve tanë dhe sakrificat që ata bënë për lirinë dhe shtetin tonë”, shkruan Totaj në Facebook.

“Më 28 nëntor të vitit 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin shqiptar në kalanë e Krujës, duke simbolizuar fillimin e rezistencës shqiptare kundër pushtuesve. Ndërkaq, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës, duke e çuar kombet shqiptar në rrugën e lirisë dhe pavarësisë”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Më Shumë

Isa Berisha zgjidhet kryetar i OVL-së së UÇK-së në Prizren

Isa Berisha u zgjodh sot  kryetar i OVL e UÇK-së në  Prizren, në Kuvendin e VI Zgjedhor . Delegatët e pranishëm përzgjedhën me konsensus Isa...

Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ), kurrë s’ka...

Lajmet e Fundit