17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Të enjten derbi i madh mes Rahovecit e Kastriotit

Derbi i madh mes Rahovecit dhe Kastriotit zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”.

Ndeshja në mes të kampionit aktual, Rahovecit, dhe fituesit të Kupës, Kastriotit, i takon xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje u shty për shkak të angazhimeve evropiane të klubit rahovecas.

Të dy skuadrat synojnë fitoren, ndërsa pritet përballje e fortë dhe lojë cilësore nga fillimi e deri në fund.

Në Ferizaj, në kuadër të xhiros së katërt, Rahoveci kishte fituar me rezultat 39:35.

Rahoveci ka fituar 11 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 22 pikë. Kastrioti është i treti me 18 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në pozitën e dytë, por me një ndeshje më shumë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Lajmet e Fundit