10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në Prizren.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në portofol kishte dokumente personale, disa kartela  dhe para të gatshme në vlerë prej 220 euro, tre dollar amerikan dhe pesë funta angleze.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Lajmet e Fundit