Drejtuesit e GLV “Llapusha” e njoftuan kryetarin Kastrati mbi punën e tyre të deritanishme dhe aktivitetet që do të zhvillojnë në të ardhmen.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte hartimi i Strategjisë Zhvillimore Lokale, e cila synon të adresojë nevojat aktuale të komunitetit dhe të shërbejnë si bazë për planifikimet e ardhshme të komunës. Gjithashtu, ata prezantuan katalogun e prodhuesve të komunës, që shërben si udhërrëfyes për tërheqjen e investitorëve në fushat me interes ekonomik.

Nga ana e tij, kryetari Ekrem Kastrati vlerësoi punën e GLV “Llapusha” dhe garantoi mbështetjen e tij të plotë për realizimin e projekteve konkrete, të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetës së komunitetit.

Ai theksoi se bashkëpunimi me GLV “Llapusha” është i domosdoshëm për të siguruar që zhvillimi lokal të jetë i qëndrueshëm dhe i përputhur me nevojat e qytetarëve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve