12.5 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Selmanaj për 35 vjetorin e LDK-së: Rrëfim i paharruar për liri, pavarësi dhe demokraci

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj,ka përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike të rëndësishme për popullin e Kosovës.

“Ky moment përkujton një ngjarje të paharruar që e nisi dhe i dha hov organizimit politik të shqiptarëve në Kosovë, në një periudhë të vështirë dhe me shumë sfida”,shkruan ai në Facebook.

Selmanaj vlerëson se LDK-ja  nën udhëheqjen e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u bë jo vetëm partia e parë e organizuar politike në Kosovë, por edhe një lëvizje gjithëpopullore që promovoi idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Presidenti Rugova, me vizionin dhe përkushtimin e tij për një qasje paqësore, u bë udhërrëfyesi i një populli të tërë në kohën kur shpresat ishin të zbehta dhe sfidat të mëdha”.

Selmanaj tha se LDK, përveç një partie politike, ishte gjithashtu një lëvizje kulturore dhe kombëtare që mbrojti identitetin dhe aspiratat për liri.

Ai theksoi rëndësinë e trashëgimisë që lëvizja i la Kosovës, duke kujtuar se është detyrë e brezave të rinj të vazhdojnë të mbrojnë vlerat dhe idealet që u bartën nga Presidenti Rugova dhe brezi i tij.

“35 vite pas themelimit të LDK-së, jemi këtu për të kujtuar sakrificat dhe përpjekjet e atyre që dhanë gjithçka për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Përkushtimi i tyre duhet të mbetet një amanet për të gjithë ne”.

“LDK ka qenë dhe mbetet një garanci për ruajtjen e vlerave të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës feston 35 vjet angazhim të pandërprerë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, duke mbajtur të gjallë trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe të gjithë atyre që i dhanë Kosovës një rrugë të re për të ardhmen”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi...

Drini i Bardhë lëshon pikë në Gjonaj, mposhtet nga Arbëria

Drini i Bardhë ka pësuar humbje në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjonaj. Golin e vetëm të takimit e...

Lajmet e Fundit