Po vijnë mërgimtarët

Sahit F.Osmani

I kanë kaluar kufijtë e vendlindjes,
rrugëve të spërdredhura,
herë me agime të ndritura
herë me muzgje të ngrysura.

Me zemër- pasaportë të familjes
duke kaluar kufijtë e atdheut
nëpër shtigje të ngushta
për atje ku buka është e hidhur!

Tani kthehen me valigjet e mbushura
me zemër plot mall për familjen
thithin ajrin e shpirtit të vendlindjes
marrin forcë për të nesërmen…

Po vijnë mërgimtarët
qiellit si zogjtë fluturojnë avionet
lotë gëzimi e trishtimi nëpër stacione
padurimi i gjatë i shpërthen kufijtë!

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit