4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u njoftuar nga afër për performancën e KRU “Hidroregjioni Jugor”. Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth arritjeve dhe rëndësisë së ndërmarrjes për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Në këtë kumtesë theksohet se Kurti u njoftua për projektet dhe investimet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimin në infrastrukturë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjerimin e shërbimeve cilësore dhe treguesit e performancës financiare në rritje.

“Së fundmi, KRU Hidroregjioni ka përfunduar lidhjen me ujë të pijes për fshatin Gërnçar për 15 mijë familje, me 100 mijë euro investim nga Ministria e Ekonomisë. Kurse me përkrahje prej 102 mijë euro po ashtu nga Ministria e Ekonomisë, ndërmarrja po zbaton projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e ujësjellësit në Bllacë të Suharekës. Ndërkaq, KRU Gjakova është duke realizuar edhe investimet për furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Hoçë e Madhe, Zoçishtë dhe Opterushë të Rahovecit me grant prej 500 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë, projekt i cili pritet të përfundojë në qershor të vitit 2025, dhe që ndikon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e Hidroregjionit Jugor”, thuhet tutje në komunikatë.

“Po ashtu, ndërmarrja publike Hidroregjioni Jugor është në përfundim të rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit në Prizren me grant prej 5 milionë euro nga KfW, gjë që mundëson shfrytëzim më efektiv të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prizren, projekt i inauguruar në vitin 2021, i bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përveç zhvillimit të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe sigurimin e furnizimit me ujë për banorët e regjionit, për herë të parë KRU Hidroregjioni Jugor, ka realizuar inkasim në shkallë 104.6%”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Lajmet e Fundit