4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Emra: Që 25 vite kurrë s’kam konsumuar produkte serbe

Këngëtari i mirënjohur Neki Emra, i cili së fundi ka lansuar këngën “ Bashkë të festojmë”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se që 25 vite, kurrë në asnjë ditë s’ka konsumuar produkt serb.

“Unë që njëzet e pesën vite kurrë, në asnjë ditë s’kam konsumuar produktet serbë. Në shtëpinë time s’ka pasur shanse që të gjendet një produkt serb”, ka thënë Emra.

Ai ka thënë se konsumimin e produkteve vendore e sheh si akt patriotik që duhet ta bëjnë të gjithë, për hire të rënëve për lirinë e Kosovës dhe forcimit të ekonomisë vendore.

“Për hire të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe sakrificës ndër breza të tëre unë kurrë s’kam konsumuar produkteve serbe. Apeloj tek të gjithë që ta bëjnë këtë, pasi tani vetëm përmes ekonomisë dhe konsumimit të produkteve vendore mundë ta forcojmë shtetin tonë dhe mund të kontribuojmë në shtet ndërtimin edhe për gjenerata e reja”, u shpreh Emra për gazetën “Epoka e re”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Lajmet e Fundit