8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

U godit me thikë në krahëror, viktima nga Prizreni pëson nga një mosmarrëveshje

Një person është goditur me thikë në krahëror, pasi pati një mosmarrëveshje me një 18-vjeçar.

Rasti raporothet të ketë ndodhur në fshatin Poslishtë të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi për IndeksOnline se viktima, 44 vjeçar, është duke marrë tretman në emergjencën e spitalit të qytetit dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhë një madhor”, deklaroi Bytyqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Me datë 02.01.2025, rreth orës 16:35, kemi marrë informatë se në emergjencën e spitalit rajonal është duke u trajtuar viktima R. Sh., mashkull i lindur më 1980, nga fshati Poslishtë, Prizren.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën, i cili ka deklaruar se në qendër të fshatit Poslishtë kishte ndodhur një mosmarrveshje mes tij dhe një të dyshuari mashkull, rreth 18 vjeç, të cilin nuk e njihte me emër, e nga i cili ishte goditur në krahëror me mjet të mprehtë thikë, dhe si pasojë kishte marrë lëndim trupor.

Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhë një madhor.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku është ndarë nga jeta një zyrtar i Gjykatës Themelore, mëson Gazeta Sinjali. Viktima është Trimor...

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Lajmet e Fundit