9.9 C
Prizren
E enjte, 9 Janar, 2025

Diaspora sot nis votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot, më nëntë janar, ka nisur periudha e votimit përmes postës për qytetarët e regjistruar për votim nga jashtë vendit. KQZ ka bërë me dije se kjo periudhë do të zgjasë deri më tetë shkurt.

Në një njoftim për media, KQZ fillimisht ka njoftuar:

“Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:

  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo
  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”.

Ndërkohë, qytetarët që janë të regjistruar për votuar fizikisht në përfaqësisë diplomatike, do të mund të votojnë më tetë shkurt 2025.

Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu: https://kqz-ks.org/keto-jane-adresat-e-kutive-postare-ne-23-shtete-per-votimin-jashte-kosoves-per-votuesit-e-regjistruar-per-te-votuar-permes-postes/

Më poshtë, KQZ ka dhënë këshilla edhe se si të votohet.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

  1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
  2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
  3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
  4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
  • Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
  • Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

  1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
  2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:
  • Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
  • Dëftesën e regjistrimit.
  1. Mbi zarfin e dytë:
  • Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
  • Vendosni një pullë postare.
  1. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

  • Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
  • Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar”.

Ndryshe, siç kishte njoftuar KQZ, rreth 104 mijë votues jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rikthehet furnizimi me ujë në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar për rikthimin e furnizimit me ujë në rrugën “Ibrahim Rugova” (ish-"De Rada"), pranë stacionit të autobusëve në Prizren, pas...

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren: 25 vjeçari në gjendje të rëndë

Viti i ri nuk ka nisur mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike në qytet u përfshi nga një shpërthim i...

Tërmet në Kosovë

Lajmet e Fundit