Vetaksident në Suharekë, një i vdekur

Një person ka vdekur mbrëmë në vetaksident në rrugën Shirokë të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.

“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vetaksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se i lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit