6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

“InHumane” nis në Teatrin e Prizrenit – bashkëpunim artistik ndërkombëtar, mbahen audicionet e para

Projekti ndërkombëtar teatror “InHumane” ka nisur sot në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren. Ky projekt, i cili përfshin një bashkëpunim të veçantë ndërmjet Teatrit Maladype nga Hungaria dhe Qendrës Multimedia nga Kosova, ka shënuar fazën e parë të audicionit për shfaqjen e re, raporton PrizrenPress.

Shfaqja, një tekst në proces krijimi nga dramaturgët e njohur Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani, do të realizohet nën regjinë e regjisorit hungarez Zoltán Balázs. Kjo shfaqje do të bashkojë energji artistike nga Prizreni, Prishtina dhe Budapest, duke krijuar një përvojë teatrale ndërkombëtare dhe multidisiplinore.

“Filloi projekti i ri teatror në bashkëpunim me Teatrin Maladype dhe Qendrën Multimedia! Sot u zhvillua faza e parë e audicionit për shfaqjen e re ‘InHumane’, një tekst në proces krijimi nga autorët e mirënjohur Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani. Ky projekt ndërkombëtar do të vijë nën regjinë e regjisorit hungarez Zoltán Balázs, në një bashkëpunim të veçantë që bashkon energji artistike nga Prizreni, Prishtina dhe Budapesti”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”./PrizrenPress.com

Më Shumë

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Lajmet e Fundit