Aksident mes dy kamionëve në Carralevë, lëndohet rëndë njëri nga shoferët

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë. Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 15:20 është raportuar  një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamion. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda. Patrulla policore  e Njësisë Rajonale të Trafikut nga Prizreni është duke menagjuar me aksidentin”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit