22.9 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në 239 shkolla, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar. Fokusi kryesor në këtë testim ishte shkenca dhe mjedisi. Ndërkohë, njohësit e fushës së arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultate.

Nga 12 deri me 30 maj, në Kosovë është organizuar testimi ndërkombëtar PISA, i cili matë aftësitë e nxënësve në përdorimin e teknologjisë për të mësuar, si dhe ka përfshirë një pyetësor mbi motivimin dhe angazhimin e tyre.

Udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, ka thënë për Radio Kosovën se këtë vit testimi është zhvilluar në formën online, derisa theksoi se përmes këtij testimi vlerësohet sistemi arsimor dhe jo vetëm nxënësi. Edhe pse ai tha se nuk janë të kënaqur me rezultatet e viteve të kaluara, sipas tij, duhet të ndryshohet mentaliteti dhe metodologjia në mësimdhënie.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Njohësi i fushës së arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se nuk pret ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA.

E njohësi Xhavit Rexhaj, thotë se nxënësit duhet të mësohen të përshtaten me metodologjitë e reja që i kërkon PISA.

Testimi ndërkombëtar PISA është zhvilluar në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar. Fokusi kryesor këtë herë ishte shkenca dhe mjedisi. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, vlerëson performancën e nxënësve 15- vjeçar mbi detyrat e jetës reale, që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës./rtk

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Korishë të Prizrenit, policia arreston një person

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas njoftimit...

Peshkimi me dorë – adrenalina e djemve të Krushës së Madhe

Nën rrënjë të thella deri në 4 metra, mes gurëve dhe mbeturinave që kanë degraduar lumin Drin, zhvillohet një sfidë e rrallë: peshkimi me...

Lajmet e Fundit