Banorët e lagjes “Arbanë” në Prizren po përballen me mungesë uji prej katër ditësh, si pasojë e një defekti të paidentifikuar në gypin furnizues Ø160mm.
Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” bëjnë me dije se “pas inspektimeve në terren, ekipet tona kanë konstatuar dyshime për një defekt ose bllokim në gypin furnizues Ø160mm, i cili ende nuk është lokalizuar plotësisht”, përcjell PrizrenPress.
Sipas njoftimit, “punimet për identifikimin dhe sanimin e problemit po vazhdojnë me intensitet të lartë tashmë prej më shumë se katër ditësh”.
Në të njëjtin njoftim theksohet se “ky defekt ka prekur vetëm disa rrugë specifike dhe nuk ka ndikuar në të gjithë lagjen Arbana”.
Ekipet operative do të vazhdojnë punimet edhe gjatë ditëve në vijim, deri në zgjidhjen përfundimtare dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë./PrizrenPress.com
Marketing