‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Në një postim në Facebook, LVV në Prizren e përshkruan qeverisjen lokale si të “klanit Totaj – Elshani”.

“Gjetjet e Auditorit për vitin 2024 në Komunën e Prizrenit janë skandaloze. Në shumë prej gjetjeve të tij pajtohet edhe ekzekutivi komunal, përfshirë dhe kryetarin Totaj”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Tutje ata kanë renditur disa nga të gjeturat e raportit të auditimit: “2.3 milionë euro të raportuara rrejshëm si detyrime gjyqësore – nuk përputheshin me dokumentet zyrtare. Mbivlerësim që çon në planifikim të rremë buxhetor. 846 mijë euro të keqklasifikuara – Paga, shujta dhe larje rrugësh janë paguar nga investimet kapitale, duke dëmtuar projekte madhore. 645 mijë euro pasuri komunale të paregjistruara – shkolla, rrugë e objekte publike që “nuk ekzistojnë” në regjistra financiarë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas LVV-së, raporti ka gjetur 71 mijë euro të ardhura të mbivlerësuara – për shkak të mosazhurnimit të regjistrit të borxheve, shifra të fryra për të krijuar perceptim stabiliteti, pastaj 1.7 milionë euro kontratë publike e ndryshuar pa leje. Prokurime të mëdha pa fonde në buxhet – për projekte në vlerë prej mbi 4 milionë €, subvencione të ndara në kundërshtim me rregulloret , vonesa ekstreme në pagesat e faturave etj.