34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë ditës, Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që punimet infrastrukturore në rrugë të zhvillohen gjatë natës.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/

“Për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës, është vendosur që punimet rrugore të realizohen gjatë orëve të natës, kur qarkullimi është më i lirë dhe lëvizjet e qytetarëve më të pakta”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Rahovec, raporton PrizrenPress.

Punimet do të zhvillohen sot, më 5 korrik, nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit, në dy rrugë kryesore të qytetit, rruga “Avdullah Bugari” dhe rruga “Asllan Kleçka”.

Punimet përfshijnë grryerjen e asfaltit, ri asfaltimin dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor, si pjesë e fazës së parë drejt përmirësimit të infrastrukturës në qytet.

Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së intervenimeve, për të garantuar një proces sa më të sigurt dhe efikas.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kohës së punimeve, për të garantuar një proces sa më të sigurt dhe efikas”, thuhet në fund të njoftimit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bubulino, maskota, fishekzjarre… “Dream Festival” nesër ndez atmosferën në Prizren

Sheshi “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren do të shndërrohet nesër, më 2 korrik, në një hapësirë të magjishme për fëmijë dhe familje, me...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit