Një ndër projektet më të mëdha të pasluftës në komunën e Dragashit po i afrohet përfundimit. Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se dje është realizuar testimi preliminar i sistemit të ujësjellësit, duke shënuar një hap të madh drejt sigurimit të ujit të pijshëm për qytetin e Dragashit dhe 15 fshatra përreth, raporton PrizrenPress.
Sipas tij, uji nga burimi ka arritur me sukses në rezervuarin pranë kodrës së Rrencit, më pas në rezervuarin e fshatit Brrut, dhe deri në hyrjet e rezervuarëve të fshatrave Zgatar, Kapre, Rrenc, Xërxe dhe Bellobrad.
“Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë me testimin e rrjetit nga rezervuari në kodrën e Rrencit në drejtim të fshatrave Brezne, Pllavë, Rapç, Kërstec, si dhe në segmentin që fillon nga Radesha dhe përfundon në qytetin e Dragashit, duke përfshirë edhe fshatrat Leshtan, Kukajan, Lybevisht, Mlik dhe Vraniq”, ka deklaruar Xheladini.
Ai thekson rëndësinë jetike të këtij investimi për të tashmen dhe të ardhmen: “Ujësjellësi për 15 fshatra dhe qytetin e Dragashit është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë për mirëqenien e qytetarëve. Ky investim nuk është vetëm i rëndësishëm për sot, por do të shërbejë si themel për brezat që vijnë”.
Në video-materialin e shpërndarë nga komuna shfaqet rezervuari kryesor në kodrën e Rrencit – një nyje kyçe e këtij projekti të shumëpritur, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve të zonës./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/