20 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Ozzy Osbourne, kumbara i heavy metal-it dhe vokalisti i Black Sabbath, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

Ozzy Osbourne, këngëtari i grupit të njohur të heavy metal të viteve ‘70, Black Sabbath, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Ai vdiq mëngjesin e sotëm dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe nga dashuria”, tha familja përmes një njoftimi.

Më 2020, ai kishte njoftuar se vuante nga Parkinsoni.

Nga fansat e tij ai njihej si “Princi i Errësirës” dhe “Kumbara i heavy metal-it”.

Ai e nisi karrierën duke interpretuar hitet e Black Sabbath, si Paranoid, War Pigs dhe Sabbath Bloody Sabbatth. Këto, së bashku me një sërë albumeve solo, i sollën atij mbi 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën.

Osbourne, që gjithë jetën ishte përballur me probleme me drogën, kishte nxitur polemika gjatë një koncerti më 1982, kur një fans kishte hedhur në skenë një lakuriq nate, të cilin e kishte kafshuar në kokë. Ai gjithmonë kishte insistuar se kishte menduar se ishte një lodër, por e kishte kuptuar gabimin dhe më pas kishte shkuar në spital për të marrë vaksinë kundër helmimit.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Osbourne ishte shpesh ishte në shënjestër të sulmeve nga grupet konservatore dhe fetare, të shqetësuara për ndikimin negativ që muzika rock kishte te të rinjtë. Ai gjithmonë kishte pranuar ekzagjerimet e stilit të tij të jetës dhe teksteve, por i kishte hedhur poshtë raportimet më ekstreme që e paraqisnin si një adhurues të djallit.

“Kam bërë gjëra të këqija gjatë jetës sime. Por, nuk jam djalli. Unë jam thjesht John Osbourne: një djalosh i klasës punëtore nga Aston, që la punën në fabrikë dhe shkoi që t’ia kalonte mirë”, tha ai në një biografi të vitit 2010.

Osbourne u lind në Aston, në Angli dhe ishte përballur me disleksi, duke lënë shkollën në moshën 15-vjeçare. Më pas ai punoi punë të ndryshe, ndërkaq ishte dënuar edhe për vjedhje. Më pas erdhi Black Sabbath.

Në vitin 2002, ai dhe familja e tij nisën një shfaqje televizive amerikane të quajtur “The Osbournes”.

Kamerat e ndiqnin kudo në shtëpinë e tij, dhe ky format televiziv mundësoi që gjithë familja të krijonin fansa të rinj.

Osbourne ishte i martuar me Sharon, që njëkohësisht ishte edhe menaxherja e tij. Ata kanë pesë fëmijë dhe disa nipa e mbesa.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Sulmuesi Vigan Badalli rinovon me Prizrenin

FC Prizreni ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin prizrenas Vigan Badalli, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e...

Dëgjimi i parë buxhetor në Rahovec nis me gratë e suksesshme të Krushës së Madhe

Komuna e Rahovecit ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2026 me mbajtjen e takimit të parë në Krushë të Madhe, ku u...

Lajmet e Fundit