24 vjeçari nga Malisheva s’u bën ballë lëndimeve nga aksidenti, vdes në QKUK

24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva ka vdekur sot në QKUK.

Ai kishte pësuar një aksident më 15 korrik, duke u goditur nga një veturë në vijat e bardha të rrugës.

I riu nuk arriti t’ju mbijetoi plagëve.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Më datë 15.07.2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor (mashkull i moshës madhore) ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, deklaroi Elezaj.

Derisa për vdekjen e 24 vjeçarit, ka njoftuar edhe Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e Malishevës, Shkodrani 24 vjeç u lëndua rëndë, dhe pas disa ditë në luftë me vdekjen nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte. Shkodrani do të kujtohet si një djal i urtë, i sjellshëm dhe shumë punëtor. U prefshë në paqe”; ka shkruar Morina.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Mund të jetë një imazh i 1 person, seguej, skuter dhe teksti që thotë "4 Trotinet elektrik /Kodi MK083 / /White NEIU 2025 MUDEL Black Kurseni 70.00C Sasia kufizuar ?, 35V Ah Boteri itumi 299.00 tURO 229.00 EURO Fugia 3SCW Deri Dari35km 9S ???????? 4-50 Ore Mbuahwwshpajie Roto BRENTONI HAME Shpojtisia krm/h aanupur 15 ???M ???????" +383 (?)48 328: 260 383 (0)48 433 00 BRUNG TECH"

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit