Rahoveci nderon dëshmorët: Hapet ekspozita me fotografi të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së Rahovecit”, sot në “Shtëpinë e Artistëve” u hap ekspozita me fotografi të dëshmorëve të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, një nga njësitë më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që veproi në zonën e Rahovecit.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në këtë ekspozitë morën pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore. Të pranishmit patën mundësinë të kujtojnë me nderim jetën dhe veprën e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.

Fotografitë e ekspozuara janë realizuar nga artistët e OJQ-së “Art Studio”, të cilët përmes artit vizual kanë sjellë imazhe të fuqishme që pasqyrojnë trimërinë, përkushtimin dhe idealin e dëshmorëve të kësaj brigade. Ekspozita synon të jetë një urë mes brezave, duke përcjellë kujtesën historike dhe vlerat e luftës për liri.

“Përmes këtyre aktiviteteve, ruajmë kujtesën dhe nderojmë ata që kontribuuan për lirinë që sot e gëzojmë”, theksohet në njoftimin e komunës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe është pjesë e programit të gjerë përkujtimor të organizuar nga Komuna e Rahovecit dhe organizatat partnere, me qëllim të nderimit të historisë së lavdishme të luftës çlirimtare./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit