Në Malishevë, po shkon drejt përfundimit projekti i ndërtimit të sheshit dhe parkingut nëntokësor, i cili përfshin edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimin e rrugëve në të gjitha segmentet përreth, raporton PrizrenPress.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se këto punime po realizohen sipas standardeve europiane, duke theksuar rëndësinë e tyre për përmirësimin e qarkullimit urban dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
“Malisheva Urbane me standarde europiane! Po shkon drejt finalizimit puna intensive për vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimit të rrugëve në të gjitha segmentet në kuadër të projektit madhështor të ndërtimit të sheshit së bashku me parkingun nëntokësor”, është shprehur Kastrati.
Sipas tij, ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e përgjegjësisë së qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit, duke kontribuar në një Malishevë më të sigurt dhe të rregulluar urbanisht./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren