Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Bresanë të Dragashit ku një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti teksa po punonte me traktor në zonën malore të fshatit.
Viktima u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresanë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia sot në raportin 24-orësh, duke raportuar për këtë rast, tha se ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërsa njoftoi se trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Bresanë, Dragash 18.07.2025 – 08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar me traktor, është rrokullisur. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore për të cilat ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.
Detaje të tjera rreth rastit tragjik dje dha edhe zëdhënësi si policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragash se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, njoftoi ai.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
“Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragash në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka njoftuar zëdhënësi Bytyqi.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren