20.8 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Brezne përballet me mungesë uji për shkak të rënies së burimit

Fshati Brezne i Komunës së Dragashit po përballet me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, si pasojë e rënies së ndjeshme të sasisë së ujit në burimin kryesor nga i cili furnizohet i gjithë fshati.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar furnizim, sasia aktuale e ujit në burim është shumë e ulët dhe nuk përmbush nevojat ditore të banorëve.

“E gjithë sasia e ujit po bartet përmes pompave në bazenin furnizues, por ajo është e pamjaftueshme për kërkesat e komunitetit”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Për të përballuar situatën, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vendosur që ujin e kufizuar ta shpërndajë proporcionalisht në të gjitha lagjet e fshatit, në mënyrë që asnjë pjesë e komunitetit të mos mbetet pa furnizim, sado minimal.

Në këtë kontekst, kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që ta kursejnë maksimalisht ujin, duke shmangur çdo keqpërdorim, për të siguruar që edhe të tjerët të kenë qasje në këtë resurs jetik.

“E kuptojmë shqetësimin tuaj për mungesën e ujit, por kjo gjendje nuk varet nga ne – është pasojë e drejtpërdrejtë e rënies së burimit nga i cili furnizohet fshati”, thuhet më tej në njoftim.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Banorët janë ftuar që të bashkëpunojnë dhe të tregojnë mirëkuptim në këtë periudhë sfiduese, derisa të rikthehen kushtet e zakonshme të furnizimit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). Ky memorandum ka për qëllim...

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit