Komuna e Rahovecit ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2026 me mbajtjen e takimit të parë në Krushë të Madhe, ku u përqendrua te gratë në biznes, të cilat u vlerësuan si modele frymëzimi dhe suksesi për komunitetin, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, prezantoi para pjesëmarrëseve projektbuxhetin për vitin 2026.
Në njoftim thuhet se gjatë dëgjimit, gratë ngritën disa kërkesa kyçe, mes të cilave: mungesa e shoferit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe; nevoja për përmirësime në furnizimin me energji elektrike, pasi reduktimet po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në biznese; dhe kërkesa që shpërndarja e subvencioneve komunale të bëhet drejtpërdrejt te punëtorët dhe jo te kompanitë.
Sipas njoftimit, të pranishmet ranë dakord me këto kërkesa, të cilat do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të përfshihen me arsyetime të plota në raportin përfundimtar që do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren