Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Y.M., nga data 31.12.2024 e në vazhdimësi deri më datë 16.04.2025 në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit S.Sh.
“…Në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nga i pandehuri merr të holla në shumë prej 2.500 € (dymijë e pesëqind euro), me kamatë mujore me interes në shumë prej 250 (dyqindepesëdhjetë euro), pastaj i pandehuri për shkak vonesave që ka pasur i dëmtuari në kthimin e huas bashkë me interesin, kamata mujore arrin në shumë prej 500 € (pesëqind euro), dhe i pandehuri për sigurimin e huas bashkë me interesin, me datë 16.04.2025 takohet me të dëmtuarin ku i dëmtuari në emër të fajdesë ia jep shumën prej 1.000 € (njëmijë euro) të pandehurit i cili pastaj me paratë e marra nga i dëmtuari arrestohet në flagrancë nga policia. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, i pandehuri Y.M., mban në pronësi, kontroll ose posedon armë në kundërshtim Ligjin për armët, në atë mënyrë që me rastin e kontrollimit të automjetit “Opel Astra”, pronë e të pandehurit janë gjetur: një pistolete ngjyrë e zezë e modelit P22 Walther, një karikatorë i zbrazët, një fishekë i armëve të gjata dhe dy fishekë të pistoletës.
Ndërsa, gjatë kontrollimit të banesës së tij, janë gjetur: një pistoletë e modelit Rohm RG96, kalibrit 9mm; një karikator i pistoletës me nëntë fishekë, 45 fishekë për armë të gjata, një kuti plastike ne të cilën gjendeshin brenda 36 fishekë të pistoletës, me mbishkrim G.F.L 9mm, Luger, një armë zjarri e gjatë, një karikatorë i armëve të gjata (skorpionit) me një fishekë, me mbishkrim në baze G.F.L, 9mm Luger.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Prokurori i rastit ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, për të cilat është lëshuar Urdhër Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, dhe atë: automjeti i markës “Opel Astra”, 205 euro, 40 franga zvicerane, 5 dollarë, 2 telefona mobil si dhe armët e lartcekura.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren