4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

22 lidhje ilegale uji shkyçen nga rrjeti në rajonin e Prizrenit

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA kanë shkyçur 22 lidhje ilegale të ujit gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit dhe komunat përreth. Siç njofton kompania, situata e furnizimit me ujë është rënduar si pasojë e konsumit të lartë dhe rënies së nivelit të burimeve, ndërsa keqpërdorimet nga konsumatorët e papërgjegjshëm e kanë përkeqësuar edhe më tej gjendjen, raporton PrizrenPress.

Nga aksioni i fundit, në Prizren janë identifikuar 14 lidhje ilegale, në Suharekë 7 raste dhe në Malishevë 1 rast. Kompania ka bërë të ditur se këto veprime të jashtëligjshme dëmtojnë drejtpërdrejt furnizimin e rregullt me ujë dhe ulin cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të ndërmerren masat ligjore përkatëse”, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor”.

Institucioni apelon tek konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e paligjshme, në mënyrë që të garantohet furnizimi i drejtë dhe i barabartë me ujë për të gjithë banorët e rajonit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Lajmet e Fundit