19 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

KB Rahoveci ndryshon emrin në “KB Rahoveci 029”

Klubi i basketbollit nga Rahoveci ka vendosur të ndryshojë emrin, duke u identifikuar nga tani me emërtimin e ri “KB Rahoveci 029”. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të klubit, ku shumica e anëtarëve votuan pro këtij ndryshimi, raporton PrizrenPress.

Nga drejtuesit e klubit është theksuar se ky hap synon të forcojë identitetin e ekipit dhe të rrisë përfaqësimin dinjitoz, si në qytetin e Rahovecit, ashtu edhe në arenën e basketbollit kosovar.

“Ky hap është ndërmarrë me qëllim që të kemi një përfaqësim sa më dinjitoz dhe identitet të qartë, si brenda qytetit tonë ashtu edhe në arenën e basketbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, klubi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve dhe përkrahësve, duke i ftuar ata të vazhdojnë të jenë pjesë e rrugëtimit të ri me emrin “KB Rahoveci 029”./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Abrashi vizitoi klubin e basketbollit KB ‘Proton Cable Prizreni’: Shembull frymëzues për rininë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar klubin basketbollistik KB 'Proton Cable Prizreni', një ndër ekipet që...

Alltan Gjinaj nga Hasi financoi shkollimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shembuj të njerëzve që, edhe pse larg atdheut, kanë dhënë kontribute të mëdha për vendet ku jetuan...

Lajmet e Fundit