OVL e UÇK-së letër deputetëve, kërkohet shkarkimi i kryeparlamentarit Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka dërguar letër të gjitha grupeve parlamentare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të cilën kërkohet shkarkimi i kryeparlamentarit Dimal Basha nga ky funksion.

Në një postim në rrejtët sociale, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku u kërkohet që të niset proceduar e shkarkimi të Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Sikundër përmendet në letrën dërguar deputetëve, arsyeja e nismës së tillë është publikimi i shkrimeve si bashkautor në të cilat denigrohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ku cilësohet si “milici e nëntokës, e lidhur me banda kriminale dhe drogë”.

“Kë qëndrim përbën fyerje të rëndë për luftën tonë çlirimtare për sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, thuhet, mes tjerash, në postim.

OVL e UÇK-së, tutje, thotë se një kërkesë e tillë nuk ka të bëjë me qëndrime politike, por “është obligim ndaj të vërtetës historike dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri”.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit