Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren solli mbrëmë premierën e shfaqjes “InHUMAN”, një produksion që ofron një eksperiencë teatrale të thellë dhe reflektuese për publikun. Energjia dhe duartrokitjet e të pranishmëve ishin dëshmi e suksesit të mbrëmjes së parë, raporton PrizrenPress.
Repriza e radhës është planifikuar për 29 shtator, dhe publiku ftohet të rikthehet për të ndarë përjetimin e kësaj shfaqjeje të veçantë.
Shfaqja trajton temat e mprehta të kohës sonë: realitetet e luftës, konfliktet e armatosura dhe pasojat mbi individin dhe komunitetin. Ajo ngre pyetje thelbësore: A mund arti të ndikojë mbi brutalitetin dhe pamëshirën njerëzore? Si mund të triumfojë dhembshuria mbi çnjerëzoren?
Produksioni është një bashkëprodhim i Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”, Qendrës Multimedia, Maladype Theatre dhe METTRIN Arts Centre. Autorët e shfaqjes janë Shpëtim Selmani dhe Jeton Neziraj, ndërsa Zoltán Balázs njihet si regjisor, dramaturg dhe koreograf i produksionit.
Në skenë luajnë aktorët Alban Krasniqi, Beslidhje Bytyçi dhe Hajat Toçilla, të cilët sjellin interpretime të fuqishme për publikun. Producentë të shfaqjes janë Sylvia Huszár, Burim Mustafa dhe Aurela Kadriu, ndërsa kompozitor dhe drejtues muzikor është Memli Kelmendi. Skenografi është Petrit Bakalli, ndërsa kostumografia është punuar nga Vesa Kraja.
Për realizimin teknik të shfaqjes, ekipi përfshin inspicientin Mahir Musliu, dizajnin e dritave nga Mursel Bekteshi, ndriçimin nga Fikrim Menekshe dhe Bujar Bekteshi, tonistin Flamur Krasniqi, dekoratorin Murat Javori, garderobieren Vjollca Hoxhaj, rekuiziterin Arben Rashkaj, dhe tekniken e skenës Shqipe Gallopeni. Menaxhimi financiar u krye nga Krenar Gaxholli, ndërsa menaxherët e produksionit ishin Katalin Balázs dhe Julianna Karacs. Përkthyesit e shfaqjes janë Alexandra Channer për anglisht dhe Argi Ahmeti & Sylvia Huszár për hungarisht.
Teatri thekson rëndësinë e reflektimit mbi fuqinë e artit dhe mesazhin që përcjell shfaqja: “InHUMAN fton publikun të përballet me këto dilema dhe të reflektojë mbi fuqinë e artit si një forcë për empati, qëndrueshmëri dhe rikthim të humanitetit tonë të përbashkët”./PrizrenPress.com
Marketing
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/