14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Shtetasja gjermane gjendet pa shenja jete në një hotel në Prizren

Një shtetase gjermane është gjetur pa shenja jete në një hotel në Prizren.

Më 28.09.2025, rreth orës 08:00, policia është njoftuar nga Qendra e Urgjencës për një person pa shenja jete në hotelin “Premium Park”, në rrugën “Ekrem Rexha”.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/763770809892158

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se viktima është Linker Wolf Almut Veronika, shtetase gjermane, e cila është gjetur e pajetë në banjën e dhomës së hotelit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime, pasi nusja e djalit të saj është nga Kosova. Sipas informacioneve, ajo ka qenë e vetme në dhomë dhe rreth orës 03:00 familjarët kanë tentuar të kontaktojnë me të duke trokitur në derë, por nuk është përgjigjur.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, dera e dhomës është hapur nga punëtorët e recepcionit, të cilët kanë njoftuar Urgjencën. Mjeku kujdestar ka konstatuar në vend se viktima ishte pa shenja jete.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më...

Lajmet e Fundit