11.8 C
Prizren
E hënë, 6 Tetor, 2025

Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

Ilir Muharremi, kritik i artit

Arti tejkalon origjinalitetin i jep hijeshi, ritëm dhe bukuri. Shpirti i artistit vezullon nga ndërdija e tij përtej çdo realiteti duke i mbetur besnik realitetit. 11. 4 cm e lartë, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren ndërsa daton rreth viteve 520 -500 p.e.s.

Skulptori Gëzim Muriqi jetësoi një figurinë që shpirti i njeriut tashmë merr frymë me të. Ajo lëvizë dhe dialogun fuqishëm me atë qëndrueshmëri reale e pak edhe nuanca artistike që thyen realitetin e asaj që është dhe që duket tashmë. Formësohet si një figurë femërore në akt vrapimi e trashëguar nga linjat e klasikes por e trajtuar me një sens modern të ritmit dhe volumit.

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

E ngjashme me figurinë veçse koka e saj është e ngritur si porosi. Pozicioni i trupit, kërcimi i një këmbë ndaj tjetrës, dhe tensioni i muskujve të perceptueshëm në siluetë krijojnë një iluzion dinamik që sfidon masën e brendshme të materialit. Ta shohësh një figurinë miniaturë në përmasa aq të mëdha, truri kërkon të njohurën dokumentaren për të cilën flet arkeologjia, por arti vazhdon përjetësinë me këtë figurë.

Trupi i saj ka elegancë, elasticitet sportiv dhe skulptori bartë figurinën mbi supet e tij në skulpturë, gjithmonë me metodën tij. Liria e artit është përtej çdo fakti dhe vet skulptura tenton ta kufizoj autorin derisa autori ndjen një lehtësim shpirtëror duke e ndjerë vet veprën e pastaj imituar rolin dhe kompozicion e saj. Shpejtësia dinamike e figurinës merr frymë në skulpturën e Muriqit. Dritat që përplasen lehtë mbi trupin e saj krijojnë hije te drapëria e supeve, këmbëve. Drita në skulpturë ka shumë rëndësi sepse perceptimin optik të shikuesit mund ta ndryshojë, në këtë rast ajo dialogun me veprën sikur skulptori në përmasa të mëdha bënë matje të saktë të dritës me hijes, hapësirës dhe materies. Gjithçka ndryshon në kohë dhe hapësirë dhe vet forma krijon këtë iluzion dhe Muriqi me studimin e tij shkencor arrin të kap këtë siluetë. Pra, qartësi të formës së vrapueses, në tërësi kompozicionin.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Kjo femër e kapur në aktin e vrapit një moment i ngrirë i lëvizjes që kombinon monumentalitetin me një stilizim të qartë. Kompozicioni dominohet nga një diagonale që nis nga koka dhe zbret përmes shtyllës kurrizore drejt këmbëve, çka prodhon ndjesinë e përparimit dhe drejtimit. Asimetria e pozicionit të gjymtyrëve krijon ritëm vizual dhe tension, ndërsa baza dhe masa e trupit kompensojnë atë tension duke ruajtur ekuilibrin estetik.Trupi i figurës nuk ndjek proporcionalitetin klasik, por është thjeshtëzuar dhe zgjatur për të theksuar ndjesinë e lëvizjes dhe energjisë, jo për të riprodhuar realitetin anatomik.

Pozicioni është asimetrik, me një këmbë përpara dhe tjetrën mbrapa, çka krijon tension dhe ritëm vizual, ndryshe nga balanca e qetë që karakterizon figurat klasike. Kjo e bën skulpturën të duket sikur po ecën vazhdimisht, edhe pse është e ngrirë.

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

Ka qetësi stoike si mburrje duket shumë monumentale por prapë gjithçka është te veprimi saj, lëvizja dhe dinamikë, apo shpejtësia. Flokët janë trajtuar shumë me kujdes nga Muriqi, janë model i stilizuar është përtej portretit. Flokët janë nga nuanca e figurinës histori që buron te trashëgimia kulturore, ndërsa veshja e thjeshtë dhe linjat e saj sugjerojnë mobilitet dhe universalitet kohor.

Tekstura krijon reflekse, thellohet me ndriçime dhe i jep figurës prezencë gjatë natës dhe ditës, duke e bërë atë të transformohet vizualisht sipas kushteve atmosferike dhe dritës. Ndriçimi i vendosur poshtë siluetës thekson konturet dhe krijon kontrast dramatik me errësirën e ambientit, hijet e gjeneruara rrisin perceptimin e volumit dhe bëjnë që figura të sjellë “rrëfenja” të ndryshme kur shikohet nga kënde të ndryshme. Kjo vendosje dritë-hije e bën veprën jo vetëm objekt estetik, por edhe element performativ, ajo ndryshon me kalimin e ditës dhe me praninë e kalimtarëve.

Në nivel ikonografik, vrapi shfaqet si metaforë e përparimit historik, dëshirës për liri, energjisë rinore dhe kërkimit të identitetit qytetar. Si figurë femërore në hapësirë publike, ajo provokon reflektim mbi rolin e grave në jetën urbane dhe në historinë lokale, feminiteti i paraqitur si akt lëvizjeje e forcon idenë e grave si subjekt aktiv dhe jo vetëm si objekt memorial.

Vendosja në rreth rrotullim rrugë nxit lëvizjen e syrit dhe e bën figurën pjesë integrale të rrjedhës urbane. Hapësira lejon frymën e kompozicionit të dominojë dhe kontakti i drejtpërdrejt në qendër thekson skulpturën e pastaj hapësirën.

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM REBIDENGE NDERTESE Ae FRYMEZON LUKS DHE REHATI ???? +38349456999 +383494 49 456 999 +383 www.abiplatinum.com"

Më Shumë

“Veç 2 orë n’ditë me pasë ujë, mjafton”, mbi 300 shtëpi në Prizren jetojnë me bidonë

Problemet me shpinën, Hajriz Kollanit i janë shfaqur nga pesha e rëndë e bidonëve. Çdo ditë ai detyrohet t’i mbushë në qytet e t’i...

Derbi i madh në Suharekë

Sot, Golden Eagle Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën në një nga ndeshjet më të pritura të javës në basketbollin kosovar. Takimi zhvillohet...

Lajmet e Fundit