Në një përballje tejet të luftuar të javës së tetë në Ligën e Dytë, Drini i Bardhë është ndalur në Lipjan, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë 4:3 nga Ulpiana, raporton PrizrenPress.
Takimi u karakterizua me shumë ritëm, emocione dhe gola nga të dyja skuadrat. Skuadra hasjane shënoi tre herë, duke treguar forcë sulmuese dhe karakter të fortë në fushë, por pavarësisht përpjekjeve deri në minutat e fundit, nuk arriti të marrë pikë.
Nga ana tjetër, Ulpiana realizoi katër herë, duke siguruar një fitore të rëndësishme në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Pas këtij rezultati, Drini i Bardhë mbetet me një paraqitje të denjë, megjithëse duket se ka hyrë në një fazë më të vështirë pas serisë pozitive të javëve të kaluara./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/