Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Albulena Balaj Halimajt në garën për Komunën e Prizrenit, duke theksuar se qyteti ka vendosur të besojë një vizioni të ri dhe një lidershipi të guximshëm, raporton PrizrenPress.
Kliko edhe:
https://www.facebook.com/share/r/1BiTn41yea/
“Prizreni ka vendosur t’i besojë një vizioni të ri dhe një lidershipi të guximshëm, Albulena Balaj Halimaj! E përkushtuar, profesionale dhe afër qytetarit, Albulena vjen me mbështetjen e NISMA Socialdemokrate dhe një ekip të përgatitur për të sjellë një qasje të re në qeverisjen lokale më transparente, më të drejtë dhe më të afërt me nevojat reale të qytetarëve”, ka deklaruar Limaj.
Ai shtoi se ky angazhim synon rikthimin e besimit në institucione dhe fuqizimin e rinisë, grave dhe bizneseve lokale, duke e parë Prizrenin si model zhvillimi për gjithë Kosovën.
“Tradita e burrave dhe grave të guximshëm të këtij qyteti po vazhdon, por tani me një energji të re, me vizion të qartë dhe me njerëz që dinë si të bëjnë ndryshimin real. Me Albulena Balaj Halimaj në krye, Prizreni nuk do të jetë vetëm një qytet i historisë, por edhe një qytet i së ardhmes”, përfundoi Limaj./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren