12.5 C
Prizren
E premte, 10 Tetor, 2025

FIBA Europe Cup: Bashkimi–Cibona zhvendoset në Zagreb, Prizreni do të presë ndeshjen kthyese

Bashkimi njofton se ndeshja e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup kundër Cibona-s, e planifikuar të zhvillohej në Prizren më 16 tetor 2025, është zhvendosur për t’u zhvilluar në Zagreb.

Sipas klubit, kjo zhvendosje bëhet për shkak të përdorimit të palestrës në Prizren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale, raporton PrizrenPress.

“Për shkak të zgjedhjeve lokale, KQZ-ja ka marrë në shfrytëzim palestrën në Prizren, dhe si pasojë na është pamundësuar zhvillimi i ndeshjes në qytetin tonë. Falënderojmë klubin e Cibonës për mirëkuptimin dhe mundësinë për zhvillimin e ndeshjes në palestrën e tyre”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Klubi gjithashtu bën të ditur se ndeshja kthyese ndaj Cibonës do të zhvillohet në Prizren gjatë muajit nëntor.

“Le të vazhdojmë të përfaqësojmë me krenari qytetin dhe klubin tonë, kudo që luajmë”, shtojnë nga Bashkimi./PrizrenPress.com

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Digjet një autobus në Qafë të Duhlës

Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Qafë të Duhlës. Sipas fotografive të publikuara nga Suhareka Online, mjeti është djegur në...

Fillimi i javës me shi e erëra të forta

Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të sjellin...

Lajmet e Fundit