Infografika e D4D-së për Gorozhupin e Prizrenit: Sfida të mëdha, por potencial i lartë për zhvillim rural

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar një infografikë për fshatin Gorozhup të Prizrenit, e cila paraqet sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti, por edhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm rural.

Sipas gjetjeve të D4D-së, mbi 25 fëmijë të moshës 0–5 vjeç nuk ndjekin asnjë institucion parashkollor, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kostos së transportit privat.

Gjithashtu, mungesa e transportit publik kufizon qasjen në arsim dhe mundësitë për punësim, veçanërisht për gratë, duke ndikuar në pjesëmarrjen e tyre në jetën ekonomike të zonës.

Express Kredi nga BiCredit

Raporti thekson se investimet në transport publik, ndriçim dhe arsim parashkollor do të ishin hapa të rëndësishëm për zhvillim afatgjatë dhe përfshirje më të madhe të grave në ekonomi.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit