11.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur një 17-vjeçar në një fshat të Prizrenit

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj. Tashmë i ndjeri kishte dalë mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar, ndërkaq sot ishte raportuar si i zhdukur.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se dyshohet që 17-vjeçari derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë. Viktima, sipas Bytyqit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Sot më datë 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar se në rrugën Landovicë–Gjonaj, disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare të qytetarëve, personi nuk shfaqte shenja jete”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet fillestare. Nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri V.N. (i lindur më 15.08.2008), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot është raportuar si i zhdukur”.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se viktima, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik”, tha Bytyqi. /Insajderi.org/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Voton Albulena Balaj-Halimaj

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, ka ushtruar të drejtën e votës. Ajo ka votuar në Shkollën Fillore “Ibrahim Fehmiu”, e...

Lajmet e Fundit