10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizren: Konfiskohet BMW XM me targa zvicerane, drejtuesi me 114 gjoba nën ndalesë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka konfiskuar sot një veturë BMW XM me targa zvicerane, pasi drejtuesi i saj u kap duke qarkulluar me shpejtësi 77 km/h në një zonë me kufizim 50 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas verifikimit të dokumentacionit, u zbulua se drejtuesi ndodhej nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik, raporton PrizrenPress. Si pasojë, përveç konfiskimit të automjetit sipas nenit 246, paragrafi 5 dhe l të Ligjit për Trafikun Rrugor, ai u gjobit me 500 euro dhe iu shqiptuar masa ndalese shtesë për 6 muaj.

Duke qenë se drejtuesi ka nënshte?tësi zvicerane, policia njoftoi se do të ndiqen procedurat për informimin e autoriteteve zvicerane lidhur me ndalesën për drejtimin e mjetit motorik.

“Nga të dhënat në sistemin SIPK rezulton se personi në fjalë ka të evidentuara 114 gjoba, prej të cilave 18 në dy vitet e fundit, përfshirë 3 raste që lidhen me nenin 246 paragrafi 5 – drejtim i mjetit motorik nën masën e ndalesës”, thuhet në njoftimin e PK-së./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit