3.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore historike, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 1–0 në stadiumin e Leskovcit. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të ndezur dhe plot tension, por kuqezinjtë treguan karakter, disiplinë dhe profesionalizëm deri në fund.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rey Manaj, në minutën e 46-të të pjesës së parë. Pas një topi të rikthyer nga mbrojtja serbe, Manaj nuk hezitoi: lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës. Portieri serb Djordje Petroviqc nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Në pjesën e dytë, Shqipëria mbrojti me inteligjencë rezultatin, duke kontrolluar lojën përmes pasimeve të sigurta dhe daljes në kundërsulm. Armando Broja dhe Mirlind Daku krijuan raste të rrezikshme për golin e dytë, por pa arritur të finalizojnë.

Në anën tjetër, mbrojtja shqiptare – me Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn – funksionoi në mënyrë perfekte, duke mbyllur çdo hapësirë ndaj sulmeve serbe.

Ndeshja u shoqërua me provokime të shumta nga tifozët serbë, që shpalosën banera politikë dhe lëshuan thirrje fyese ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, por skuadra e Sylvinhos tregoi pjekuri të lartë në fushë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sekuestrohen tre armë në Prizren, arrestohet një i dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Randobrava të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Totaj për keqpërdorimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar

Kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...

Lajmet e Fundit