Zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar 50 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.
Bëhet e ditur se gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë zbuluan 50 mijë eurot në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë.
“Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare të respektojnë obligimet ligjore dhe të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10,000 euro, në hyrje apo dalje nga territori i Republikës së Kosovës”.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren