6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot fillojnë angazhimin e tyre në këtë institucion, raporton PrizrenPress.

Bëhet fjalë për gjyqtaren Hyra Duraj dhe gjyqtarin Floridin Osmanaj, të cilët pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, kanë filluar punën praktike në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe më pas do të vazhdojnë me angazhim të plotë në departamentet përkatëse, sipas ngarkesës me lëndë dhe nevojave të gjykatës.

“Kryetarja e gjykatës ju uroi gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, po ashtu nga gjyqtarët kërkoj përkushtim dhe angazhim të lartë në punë”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës Themelore në Prizren, së bashku me degët në Suharekë dhe Dragash, aktualisht janë gjithsej 37 gjyqtare dhe gjyqtarë, të ndarë si vijon: Gjykata Themelore në Prizren ka 29 gjyqtare/ë, Dega në Suharekë ka 6 gjyqtarë, si dhe Dega në Dragash – 2 gjyqtare/ë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Lajmet e Fundit