4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Junior 06 lufton fort, por Peja 03 del fituese në Prizren

Junior 06 zhvilloi një ndeshje të fortë dhe dinamike ndaj Pejës 03, por nuk arriti ta ndalte kundërshtarin, i cili triumfoi me rezultat 76:85 (17:19, 21:17, 14:24, 24:25) në kuadër të Superligës së Femrave.

Takimi u luajt në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe solli shumë ritëm, duele individuale dhe kthesa në rezultat, raporton PrizrenPress.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me të dy skuadrat që shkëmbyen epërsi dhe treguan lojë agresive në të dyja anët e fushës. Junior 06 mbajti ritmin deri në pushim, por në pjesën e dytë Peja 03 shfaqi më shumë disiplinë dhe efikasitet, duke marrë kontrollin e ndeshjes sidomos përmes një periudhe të tretë shumë të fortë.

Për Junior 06 u dallua Lauren Carter, e cila tregoi performancë mbresëlënëse me 26 pikë, 20 kërcime dhe 3 asistime, duke qenë motor i skuadrës në mbrojtje dhe sulm.

Në anën tjetër, Peja 03 u udhëhoq nga super-forma e Dazia Lawrence, që shpërtheu me 42 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Enisa Kamerolli, e cila shtoi 17 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, duke ndihmuar ekipin të ruajë epërsinë deri në fund./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me lituanezin Donatas Sabeckis

Golden Eagle Ylli po vazhdon me përforcime para fazës finale në basketbollin kosovar. Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit kanë arritur marrëveshje me transferin...

Lajmet e Fundit