14.6 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Çikat e Bashkimit pësojnë humbjen e parë në kampionat

Çikat e Bashkimit kanë pësuar humbjen e parë këtë sezon në Superligën e Femrave, në një derbi të fortë dhe shumë të luftuar ndaj Prishtinës, që u zhvillua në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultat 61:65, duke i shkaktuar Bashkimit disfatën e parë pas një serie të mirë paraqitjesh, raporton PrizrenPress.

Bashkimi e nisi ndeshjen më fuqishëm, duke fituar çerekun e parë 18:14, ndërsa periudha e dytë u karakterizua nga lojë e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që shënuan nga 14 pikë, duke e çuar ekipin prizrenas në pushim me epërsi prej katër pikësh.

Prishtina u rikthye më e fortë pas pushimit, duke dominuar çerekun e tretë me 11:19 dhe duke kthyer rezultatin në favorin e saj. Në çerekun e fundit loja u zhvillua pikë për pikë, por kryeqytetaset arritën ta menaxhojnë epërsinë dhe ta mbyllin ndeshjen me fitore të rëndësishme.

Te Bashkimi u dallua Aulona Muhadri, e cila regjistroi një paraqitje të shkëlqyer me 13 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime. Për Prishtinën spikatën Dejah Monet Terrel me 20 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, si dhe Besjana Martinaj, e cila kontribuoi me 23 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.

Pavarësisht humbjes, Bashkimi vazhdon të qëndrojë në garë për kreun e tabelës, ndërsa kjo përballje konfirmon edhe një herë rivalitetin e fortë mes dy prej skuadrave më të mëdha të basketbollit të femrave në vend./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Anderson, sërish MVP

Kyan Anderson i Bashkimit ishte më i dalluari në derbin ndaj GO+ Peja me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur...

Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se është zbuluar prania e bakterit salmonela spp. në një ngarkesë me...

Lajmet e Fundit