10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Nesër vëmendja zhvendoset në Prizren: Dy ndeshje që premtojnë zjarr në parket

Superliga e Femrave vazhdon me xhiron e tetë, e cila zhvillohet e gjitha të shtunën dhe pritet të sjellë duele tejet interesante.

Pas hapjes së ditës me përballjen Trepça – Prishtina në Mitrovicë, në ora 14:30, vëmendja e basketbollit kosovar zhvendoset tërësisht në Prizren, ku do të luhen dy sfida të rëndësishme të kësaj xhiroje, raporton PrizrenPress.

Në ora 17:00, Bashkimi do të përballet me United Basketball, një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen e mesit të tabelës. Prizrenaset kërkojnë fitore për të qëndruar në hap me zonën e kreut, ndërsa United synon befasi në transfertë.

Spektakli vazhdon në të njëjtin parket, në ora 19:00, ku Junior 06 do të presë Penzën. Kjo ndeshje konsiderohet si një nga përballjet më të zjarrta të fundjavës, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave dhe rëndësinë e pikëve në garën për pozitat e larta./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Lajmet e Fundit