10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Totaj viziton kazermën “Lidhja e Prizrenit” në shënim të “Ditës së Forcës”

Në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”. Ai u prit ngrohtësisht nga Majori Petrit Loxha, Komandant i KOMPDEM/EOD – Kompania e Deminimit/RMC/GK, së bashku me stafin e tij.

Gjatë vizitës, Totaj u njoh nga afër me kapacitetet dhe pajisjet ushtarake të ekspozuara për këtë ditë festive, si dhe me progresin e bërë në çështjet e deminimit në hapësirat e rajonit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të shkëlqejë si simbol i vendosmërisë dhe krenarisë sonë kombëtare. Nga hapat e parë të saj, e deri sot, ajo është ngritur pa u ndalur, duke u shndërruar në forcë moderne, profesionale e të përkushtuar ndaj mbrojtjes së atdheut, si dhe ka dëshmuar se është jo vetëm mbështetja e sigurisë në Kosovë, por edhe kontribuese e çmuar për paqen e rajonit. FSK-ja është forca që rritet me kombin dhe që mbetet krenaria jonë!”, u shpreh me këtë rast Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit